Denk dhe MC Kresha kanë publikuar ditën e sotme (e hënë) projektin e ri muzikor.
“La La La” mban titullin bashkëpunimi i tyre, të cilin e kanë sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.
‘Beat’-i i këngës u bë nga Black Eagle me producim nga Panda Music.
Masterizimi u realizua nga Johan Bejerholm dhe me miksim të Tonic.
Videoja në ndërkohë i është besuar Gargia nën drejtimin e Andi Deçanit.
Projekti i plotë tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.
Denk ka sjell këtë kohë disa këngë me emra të mëdhenj të skenës muzikore shqiptare.