Nëse do të ketë biletë kthimi nesër, Lisi paralajmëron se do të bëjë spektakël dhe do të fillojë të luajë. Kështu u shpreh banori sot në një bisedë në oborrin e shtëpisë me Artën dhe Romeon.
Nga kjo deklaratë, Lisi la të nënkuptohej se e ndjen veten të rrezikuar nga eliminimi, ku bashkë me të në nominim janë Romeo dhe Heidi.
Të tre banorët shkuan automatikisht në nominim si pasojë e hapjes së kutisë së pandorës nga Graciano, zgjedhja e të cilit ishte kjo. Prej ditësh ai ka patur debate të forta me Romeon, ndërsa në përfundim të spektaklit u shpreh se një nga miqtë e tij do të eliminohet dhe kjo do të ndikojë në lojën e tij në ditët në vazhdim.
ks