
Elvana Gjata do të rikthehet si aktore e filmit “Dy gisht mjaltë 2” dhe ky lajm i ka gëzuar pamasë fansat e publikun që po presin me padurim 14 shkurtin, datën kur filmi ka premierën e do të nisë të jepet në kinema.
I ftuar sot tek “Rudina”, Ermal Mamaqi zbuloi më shumë për filmin, por edhe sesi është të punosh me Elvanën. Me humor, Ermali tha se i vjen keq që Elvana është këngëtare e më pas shtoi se ky profesion e pengon që t’i fokusohet plotësisht aktrimit.
“Mua më vjen keq që Elvana është këngëtare shumë e mirë sepse kjo e pengon atë që të merret me aktrimin. Për mua është një nga aktoret më të mira të Shqipërisë dhe është e mrekullueshme që të punosh krah saj. Koha që ne kalojmë bashkë, batutat që ajo bën, energjia që ajo krijon, bën që xhirimet dhe dita të kalojë bukur. I gjithë ekipi i xhirimit është i dashuruar me Elvanën. Uroj që Elvana t’i thërrasë mendjes dhe të kuptojë që përveç këngëtare është edhe aktore shumë e zonja”, tha Ermali.
“Dy gisht mjaltë 2” do të shfaqet në kinematë e të gjithë botës. Filmi vjen me skenar të Klaudia Brahimaj dhe Ermal Mamaqi, i cili rikthehet edhe si producent, regjisor dhe protagonist i veprës.
Për ta parë filmin në Pallatin e Kongreseve klikoni këtu për të rezervuar vendin tuaj.
Ndërsa për të rezervuar biletat në kinema klikoni këtu.