Lajme

“Ka tensione mes Ramës dhe Veliajt”, analisti: SPAK ka prekur PS-në në ekuilibra

Analisti Fitim Zekthi ka folur në “Opinion” në lidhje me mbledhjen e Asamblesë e Partisë Socialiste.

Ai është shprehur se kryeministri Edi Rama ka pasur kritika ndaj kryebashkiakut, njëherazi drejtues i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj.

Zekthi tha se bazuar nga raportimet e djeshme sheh një marrëdhënie të tensionuar mes Ramës dhe Veliajt. Ai u shpreh se Rama po mundohet ta fshehë, por që SPAK ka krijuar një “vlim”  brenda Partisë Socialiste.

“Për mua po, është një tension i lartë. Jo vetëm mes Ramës dhe Veliajt. Unë mendoj që Rama mund të jetë shumë i shqetësuar për luftën e brendshme që mund të jetë vitalizuar nga SPAK-u. E ka prekur PS në disa ekuilibra shumë të brishtë. Disa njerëz po goditen dhe ata që po goditen duan të mbrohen duke i kërkuar Ramës mbrojtje. Rama nuk i mbron dot dhe kjo ka prodhuar një vlim të vërtetë aty brenda”, tha Zekthi ndër të tjera në “Opinion”.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo