Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike pasi është kapur në një “shtëpi bari” në Wellingborough.
Mediat britanike bëjnë me dije se në pranga ka rënë Alger Cepele 30 vjeç, i cili është kapur brenda një banesë ku kultivohej kanabis, i fshehur mes bimëve.
Gjatë kontrollit të pronës, policët gjetën 304 bimë kanabisit në fazë të ndryshme rritjeje, të cilat ishin shpërndarë në disa dhoma.
Përveç bimëve, të cilat besohet se kanë një vlerë të përllogaritur prej 45,000 £, oficerët sekuestruan gjithashtu tre telefona celularë.
I riu, i cili është dënuar me 18 muaj burg është shprehur se kishte zgjedhur të punonte në “shtëpi bari” pasi kishte borxhin për të paguar personave që e kishin kaluar me kamion për në Angli.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo