ShowBizzz

“Bënte si vajzë e mire”/ Edona për marrëdhënien Buci-Santiana

Në një intervistë për ‘Prive’, Edona James, finaliste e ‘BBVK’ ka folur për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të ndjekur.

Nuk ka mbetur pa përmendur dhe banorët e tjerë të shtëpisë, ku një vëmendje tepër të madhe i ka kushtuar dhe afrimitetit apo marrëdhënies që Buci dhe Santiana krijuan brenda shtëpisë.

‘Më habitën sepse ajo mundohej të bëhej vajzë e mirë, rrinte aty, edhe unë flisja sepse unë kam qenë vetvetja, dhe publiku po mos të më kishte dashur, siç kam qenë, prandaj më nxorrën të preferuar dhe më kanë votuar.

Ajo bënte ‘S’jam unë kështu’ dhe ka folur më zi sesa unë’.- u shpreh Edona.