Lajme

Krijohet organizata e re serbe në Kosovë, u tregon qytetarëve si të sulmojnë policinë

Në veri të Kosovës, një grup i quajtur “Mbrojtja Popullore” duket se po përpiqet që të krijojë tensione në vend.

Grupi në fjalë ka nisur të shpërndajë fletushka, ku u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos i binden policisë së Kosovës, e madje u japin dhe udhëzime se si ta bëjnë këtë.

Sakaq, në këtë fletushke bëhet thirrje që sa herë të shohin policinë ta sulmojnë me sënde që kanë në dorë.

Këto janë udhëzimet që përmbajnë fletushkat:

“Mbrojtja popullore. Udhëzim për kundërshtim ndaj policisë së Kurtit.

  1. Si duhet vepruar kur të shihni patrollën e policisë së Kurtit

Të gjuash me gjëra që i ke në dorë (lojë, saksi, ngjyrë, ve, koktell)

  1. Si duhet vepruar kur të shihni shërbyesin civil të Kurtit

E pështynë, e shanë, dhe në rast se të kundërpërgjigjet injorone por në qoftë se është i vendosur atëherë bjerini shuplakë.

  1. Si është më së lehti të thehet automjeti i policisë së Kurtit

Me llagerë të rrumbullakët, siguresën e rrymës, por më së miri është me dëshirën kush nuk frikësohet ai edhe din.

  1. Udhëzim për bërjen e koktellit

Një të tretat benzin, dy të tretat naftë në leckën e lagur, një shishe qelqi 30 gram rërë për shishen e një litre.

  1. Kundërvënie e detyrueshme

Kur policia e Kurtit e arreston ose e maltreton serbin detyrimisht i ndihmoni për tu mbrojtur nga terrori

Kundërshtimi fillon tani dhe vazhdon. Mbrojtja popullore”, thuhet në këtë thirrje.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo