ShowBizzz

U deshën 675 orë punë dore për të krijuar këtë fustan të pazakontë të Miley Cyrus

Miley Cyrus nuk u largua pa rënë në sy, këtë vit, gjatë ndarjes së çmimeve Grammy, sidomos prej fustanit të saj aspak të zakonshëm që, përveç pamjes së ndryshme, kishte edhe impenjimin e shumë orëve përgatitje.

Në një postim në rrjetet soziale, Miley tha se për realizimin e këtij fustani u deshën 675 orë punë me dorë, 14,000 shirita ari dhe është zbukuruar me rruaza antike franceze të zgjedhura me dorë.

Në fotot që ka postuar në llogarinë e saj personale, ajo pozon me një fustan të punuar tërësisht me zinxhirë floriri.

“Thurja” e fustanit diku është më komplekse, për të fshehur me mjeshtëri disa pjesë të zhveshura të trupit të këngëtares.