ShowBizzz

Publikon foto pothuajse nudo të bashkëshortes, Kanye West zbulon arsyen

Kanye West ka reaguar pasi Instagram-i i tij u mbush me komente pas postimit të një video ku shfaqej bashkëshortja e tij, Bianca Censori, e veshur me një veshje transparente, në festën e Super Bowl.

Reperi publikoi të njëjtën video tre herë dhe u përball me kritika e komente të ndryshme, të cilat dhe e bënë të reagonte: “Doja t’ju thoja që postova (videon) gruan time tre herë me qëllim. Ajo që po them është: E publikova albumin dhe njerëzit janë ende duke komentuar: “Pse e poston gruan?”, duke iu referuar albumit të ri “Vultures”, në bashkëpunim me Ty Dolla $ign.

“Ajo më bën të lumtur. Ja pse dhe ju jeni të lumtur me muzikën time, sepse unë jam i lumtur. Kuptuat? Ndaj mos thoni më asgjë negative. Nëse nuk ju pëlqen llogaria dhe postimet e mia, ikni q*huni! Seriozisht, më lini – lëreni mbretin – rehat! Nuk më intereson. Do e postoj gruan time sa herë të dua”, duke i nxitur njerëzit të postojnë bashkëshortet në Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by Ye (@kanyewest)

Reperi i tha të gjitha këto në një video dhe mes të tjerave, shkroi në mbishkrimin e saj: “Ca njerëz nuk duan që ti të jesh i lumtur”.

Kanye u martua me Bianca Censori në dhjetor 2022 dhe shpeshherë publikon foto të ndryshme të saj, në të cilat ajo shfaqet e veshur me veshje të ngushta, që mbulojnë zonat intime. Ndërkohë që Bianca vesh kombinimet që Kanye i sugjeron, miqtë e saj, sipas Daily Mail, janë të shqetësuar dhe mendojnë se reperi po e kontrollon atë.



lokimagazine