Lajme

Tentoi të pastrojë 18.4 mln euro të mafias italiane, dosja e Taçit kalon për gjykim

Dosja e biznesmenit Rezart Taçi kalon për gjykim. Rezart Taçi akuzohet se tentoi t’i pastronte 18.4 milionë euro mafias italiane “Cosa Mostra”. Disa javë më parë, SPAK mbylli hetimet ndaj tre bashkëpunëtorëve italianë të Rezart Taçit.

Sipas SPAK  Rezart Taçi do pastronte 18.4 milionë euro përmes lëvizjes në disa banka në disa shtete dhe do merrte përqindjen.  Në nëntor të 2021 u sekustruan 18.4 milionë euro në llogaritë e biznesmenit italian Farancesko Zumano.

Sasia e parave ishte depozituar në emër të ekonomistit Fabio Petruzzella dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Artur Balla dhe Bledar Lilo. Për Artur Ballën GJKKO ka dhënë 11 vite burg, ndërsa për Bledar Lilon 10 vite. Ata akuzohen për pastrim parash, për shumën 18.4 milionë euro që do të pastroheshin në Shqipëri, shumë e cila me vendim të GJKKO do i kalojë shtetit.

18.4 milionë euro të mafies italiane “Cosa Nostra” u bllokuan në një bankë në Shqipëri në nëntor 2021. SPAK thotë se Rezart Taçi do pastronte 18.4 milionë euro përmes lëvizjes në disa banka në disa shtete dhe do merrte përqindjen. Disa persona u arrestuan edhe në Itali, mbi 18 milionë euro u bllokuan në një bankë në Tiranë sepse ishin nisur nga Italia me qëllim pastrimin e tyre dhe transferimin në vendet e tjera. Vetë biznesmeni shqiptar është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kjo shumë parash dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal i mafias italiane, ndërsa trasferta e pa ligjshme e parave drejt vendin tonë është realizuar nga biznesmeni Taçi.

Taçi u shpall në kërkim për këto akuzën e pastrimit të parave në nëntor 2021, ndërsa dy të akuzuar si bashkëpunëtor të tij u arrestuan në Tiranë.

Të dyshuar të tjerë si pjesë e grupit u ndaluan në Itali, përfshi 91 vjeçarin  Francesco Zummo, i hetuar më parë nga magjistrati Giovanni Falcone si i dyshuar për favorizimin e organizatës mafioze “Cosa Nostra”, i cili u la me masë sigurimi arresti në shtëpi. Ata akuzohen se bënë përpjekje për të pastruar një shumë prej 18,3 milionë Euro të cilat prokuroria thotë se i bllokoi “në një llogari bankare në një bankë të nivelit dytë në Shqipëri”.

Sipas SPAK, skema financiare është drejtuar nga Zummo dhe Petruzella, në bashkëpunim me një shtetas zviceran me origjinë italiane dhe ish-bosin shqiptar të naftës, Rezart Taçi.

Rezart Taçi njihet si biznesmen hidrokarburesh prej dy dekadash, por kulmin e tij e arriti gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në vitet 2005-2013. Përmes një procesi të paqartë, ai arriti të blinte kompaninë e përpunimit të naftës, ARMO, që e dorëzoi më pas tek azerët, me një mal me borxhe, që solli rrënimin e saj.

Në vitin 2012, Rezart Taçi qëndroi pas ofertës 850 milionë euro për privatizimin e kompanisë tjetër shtetërore të naftës, Albpetrol, por shuma nuk u derdh asnjëherë dhe kompania nuk u privatizua. I hetuar atëherë në Shqipëri për një sërë veprash penale, Taçi nuk u dërgua asnjëherë në  gjyq dhe u largua në drejtim të Zvicrës

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo