ShowBizzz

Arbën Hajdari ia “plas në sy” Sarës: Pse mban akoma kryqin e boksierit

Sipas Arbën Hajdarit, Merioni ka të drejtë për faktin që dyshon te vërtetësia e ndjenjave të Sarës, për shkak të sjelljes që ka pasur ndaj Bardhit.

Edhe pse moderatorja e kundërshtoi dhe e konsideroi të pavend ndërhyrjen e Meritonit, Arbri pretendon se Sara është e paqartë për shkak se ende mban në qafë varsen e ish të dashurit të saj boksier.

Pjesë nga debati

Sara: Unë kam vetëm një problem, kur para 4 ditësh një burrë më ka dhënë dorën dhe më ka thënë që unë nuk ndërhyj më në marrëdhënien tuaj. Më fal 100 mijë herë dhe unë besoj në ndjenjat e tua. Atëherë për mua nuk ka më vend ta bëjë për herë të dytë. Jam nxehur që e bëri për herë të dytë, pasi ka kërkuar falje.

Meritoni: Ti je pfff. Më mirë spo flas.

Sara: Prap po ofendon shokun o Meriton.

Arbëri: Meqë ti do shembuj. Situata kur bardhi deklaroi se kishte pasur një fillim njohje solli një reagim impulsiv nga ana jote.

Sara: Jo, isha e qetë dhe kam zhvilluar vetëm një diskutim dy minuta.

Arbëri: Por ti u mërzite?

Sara: Po sigurisht.

Arbëri: Atëhërë Pse shkove t’i flisje Eriolës për lidhjen me boksierin dhe jo Bardhit.

Sara: Kjo pyetje është pavend fare. Dhe nuk e prita.

Arbri: Unë po flas për fjalët e tua. I ke thënë Eriolës…

Sara: I kam thënë më para Bardhit dhe më pas Eriolës, pasi ajo e ka njohur atë nga jashtë.

Arbri: Por gjatë kohës që je me Bardhin vazhdon të kësh një varsje në qafë.

Sara: Ca lidhje ka? Nga e di ti kush ma ka dhënë?

Arbri: Po ju e keni thënë. Ti e ke thënë. Ti i ke thënë Eriolës që kë lënë një lidhje jashtë dhe ti e ke përfshirë atë këtu jo unë.

Sara: Kjo është pyetje e pavend.

 

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb