LifeStyle

3 gjërat që duhet t’i ndërrosh më shpesh

Monotonia e jetës së përditshme na bën ndonjëherë të harrojmë t’i ndërrojmë disa objekte të rëndësishme pa të cilat jeta do të ishte e vështirë. Ndoshta ju duket e parëndësishme por furça e dhëmbëve, është një “shpëtuese jetësh”. Për të tilla gjëra kaq të rëndësishme të jetës së përditshme do të flasim sot dhe do t’ju këshillojmë se cilat duhet t’i ndërroni me patjetër shumë shpesh.

1. Sfungjeri i enëve

Ndoshta nuk ju kishte shkuar në mendje por sfungjeri i enëve, përmban më shumë mikrobe se çdo objekt tjetër në shtëpi, prandaj është e rekomandueshme të ndërrohet një herë në dy javë.

2. Sfungjeri i trupit

Sfungjeri i trupit mbledh shumë mikrobe, prandaj sugjerohet që të ndërrohet 1 herë në dy muaj.

3. Furça e dhëmbëve

Për një larje sa më të pastër të dhëmbëve, ekspertët sugjerojnë që furça e dhëmbëve duhet të ndërrohet një herë në 3 ose 4 muaj.