ShowBizzz

Tha se Romeo dëshiron ta lërë pa punë në Top Media, ja cfarë thotë Ledioni për deklaratën e Gracianos

Në Prime-in e BBV qendra e diskutimit është përsëri eliminimi i parë për natën e sotme ku në nominim janë Lisi, Heidi dhe Romeo. Ka qenë Graciano ai që vendosi të hakmerret ndaj Romeos, duke e dërguar atë në nominim së bashku me mikun e tij më të mirë, Elvisin (Lisi) dhe pëlqimin e tij në shtëpi, Heidin.

Romeo u nervozua pas këtij veprimi dhe e quajti Gracianon “burracak dhe të paftyrë”. Edhe në këtë Prime,

Disa ditë më parë, mundësia që Gracianos iu dha nga “Vëllai i madh” për të qenë banori i parë i BBV3 që kap kutinë e Pandorës, nuk u prit aspak mirë nga Romeo Veshaj. Kjo pasi Graciano e dërgoi aktorin në nominim bashkë me dy personat e tij më të afërt në lojë, Heidin dhe Lisin.

Ky nominim nervozoi jo pak Romeon, i cili shpesh ka ngacmuar me ofendime nga më të ndryshmet Gracianon, duke e quajtur “burracak dhe të pafytyrë”.

Përplasja e tyre vazhdoi edhe në “prime-n” e djeshëm. Romeo e quan Gracianon aktor dhe e pyet pse është mërzitur për Lisin. Graciano nga ana tjetër u shpreh i bindur se do të jetë Lisi ai që do të largohet nga shtëpia, por nuk do t’i vijë keq për sa i përket lojës.

Më tej, Graciano u pa i prekur gjatë deklaratës së tij, pasi tregoi se banorët po përpiqen ta lënë ‘pa bukë jashtë dhe pa punë”.

“Më vjen keq për Lisin sepse kam pasur marrëdhënie shumë të mirë në këtë shtëpi. E vuaj faktin që Lisi ndoshta nuk do të ndodhet në këtë shtëpi, sepse për mendimin tim Lisi shkon sot. Por nuk më vjen keq si lojë, sepse Lisi sot sapo u fut në vorbullën e Romeos. Këto duan që unë të ngelem pa bukë jashtë dhe pa punë dhe unë këtu kam marrë degjenerim komentesh dhe kërcënime të pafundme”, tha Graciano.

Mirëpo deklaratën e Gracianos, Ledioni nuk e la pa e përmendur më vonë gjatë “prime-it”.

Ai priti që Graciano të qetësohej dhe më pas iu shpreh se në Top Channel nuk ngel njeri pa bukë, por përkurndazi, ku t’ua shtojnë, prandaj të rijë i qetë.



lokimagazine