“Çfarë po bën o Arbër? E dëgjon veten çfarë po nxjerr nga goja?”
Kështu është shprehur Balina Bodinaku, ish-opinionistja e ‘Big Brother Vip’ për mendimet e dhëna nga Arbër Hajdari gjatë spektaklit të së martës.
Mesa duket Balina nuk i ka konsideruar me vend dhe të përshtatshme komentet e Arbrit, pasi ky i fundit pati një përballje të ashpër me moderatoren Sara Gjordeni, duke i kujtuar ish-të dashurin.
Raporti jo i mirë mes tyre doli në pah pasi gazetarja mungoi në dasmën e Arbër Hajdarit, edhe pse të ftuar ishin një pjesë e mirë e stafit të “Big Brother Vip.”
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb