Fero njoftoi muaj më parë largimin e tij nga muzika duke bërë me dije se i është përkushtuar fesë islame. Madje, fshiu të gjitha këngët e tij duke iu bërë thirrje të gjithëve që të mos i dëgjojnë ose shkarkojnë. Me pak fjalë është kthyer në një praktikant të devotshëm të fesë.
Së fundmi, përmes një njoftimi në “Instagram”, Fero është shprehur se Shën Valentini nuk duhet të festohet, pasi nuk përputhem me vlerat e fesë islame.
“Kjo nuk është festë islame dhe nuk duhet të festohet në asnjë lloj forme”, ka shprehur ai, duke ndarë ndjenjën e tij me ndjekësit dhe duke u bërë një zë ndryshe në komunitetet ku kjo festë festohet pothuajse nga të gjithë të dashuruarit.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb