Lajme

Agresiv në politikë, por 14 Shkurti “zbut” Endrit Shabanin! Prezanton vajzën e zemrës

Historia e ka treguar që edhe luftëtarët më të mëdhenj e të fortë kur ka ardhur puna te dashuria dhe njeriu i zemrës kanë ulur shpatat dhe janë dorëzuar. Endrit Shabanin, kreun e “Nismës Thurje” e kemi parë gjithmonë mjaft agresiv në politikë. Zëri i dhjetëra denoncimeve është shfaqur gjithmonë para qytetarëve si një njeri serioz, i sertë dhe i vendosur, por dhe Endriti si shumë të tjerë ka momentet e tij të dobësisë.

Këtë 14 shkurt ai ka ardhur shumë ndryshe. Krah vajzës që i ka vjedhur zemrën, Endriti ka uruar të gjithë të dashuruarit në këtë ditë speciale ndërsa për ata që janë beqarë ka një këshillë: “Bëni durim, Kupidi ka mbetur trafik”.

“Atyre që e kanë gjetur dashurinë i uroj të jenë të gëzuar. Beqarëve iu uroj durim, se me shumë mundësi Kupidi ka mbetur në trafik”, shkruan Shabani krah fotos me vajzën e zemrës.

Ne foto: Endrit Shabani me partneren
Ne foto: Endrit Shabani me partneren

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo