Lajme

“Do të zhduk ”, si Altin Çoku kërcënonte dhe i merrte para mjekut të tij

Të tjera detaje dhe dëshmi tronditëse janë zbardhur nga e kaluara kriminale e Altin Çokut, i cili ndodhet në qeli pasi akuzohet se shtyu drejt vetëvrasjes një 27-vjeçare, Sibela Abedini, nënën e një fëmije të cilës i publikoi një foto intime në rrjetin social Tik-Tok. Sipas dosjes në Prokuori mësohet se Çoku më herët është dënuar për gjobëvënie ndaj mjekut të tij neuropsikiatër.

Në dokumentin e zbardhur nga Newsbomb thuhet se i pandehuri Altin Çoku ka kërcënuar mjekun e tij, G.S . Këtij të fundit përmes shantazhit në mënyrë të vazhdueshme i ka marrë shumën prej 4 mijë eurosh.

I pandehuri Altin Çoku dhe shtetasi Gëzim Sinani janë banorë të qytetit të Laçit, të rrethit Kurbin, ku shtetasi Gëzim Sinani sherben si mjek neuro-psikiatër, pranë spitalit të qytetit, Laç te rrethit Kurbin, ndërsa i pandehuri Altin Çoku, i papunë e sipas aktit çertifikatë  familjare rezulton i martuar me një fëmijë të mitur. Shtetasi Gëzim Sinani dhe i pandehuri Altin Çoku, kanë njohje paraprake me njëri –tjetrin, jo vetëm si banorë të  një qyteti të vogël, por edhe sepse, shtetasi Gezim Sinani për shkak të detyrës si mjek, e ka patur pacient të pandehurin Çoku, për shkak të problemeve mjekësore te trajtuara nga ky si mjek  neuro-psikiatër. 

Shtetasi i dëmtuar Gëzim Sinani i detyruar për shkak të kërcënimeve te herepashershme ka dhënë në favor të të pandehurit shumen prej 4000 euro. I pandehuri Altin Çoku, i ka kërkuar të dëmtuarit Sinani, disa herë para, në mënyrë verbale por, edhe me anë të telefonit, mesazhe telefonike, por edhe me anë të letrave të shkruara duke bërë te mundur marrjen e shumës prej 3000 eurosh”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Në dëshminë e dhënë mjeku ka thënë më herët se Altin Çoku i ka marrë disa herë para. Sipas asaj që mjeku ka deklaruar herën e parë ai i ka kërkuar para me pretekstin për të mjekuar vajzën e tij, ndërsa herët e tjera për të paguar avokatin për një çështje që kishte.

“Unë këtij shtetasi i kam dhënë disa herë lekë në shuma të ndryshme, pasi isha i kërcënuar dhe i frikësuar prej shtetasit Altin Çoku, dhe për shkak të sëmundjes së tij mendore.Unë i kam dhënë disa herë shuma parash në euro. Njëherë i kam dhënë rreth 1000 euro, se më thoshte se kishte vajzën sëmurë dhe donte ta operonte, njëherë tjetër i kam dhënë se më thoshte do të të fus në burg, pasi unë isha marrë me vlerësimin e tij mjekësor të gjendjes menore.

Shuma që unë i kam dhënë këtij shtetasi është rreth 4000 euro, që i kam dhënë në kohë të ndryshme. Këto ja kam dhënë nën presionin dhe kërcënimin e tij të vazhdueshëm që më bënte direkt mua, dhe nëpërmjet telefonit me biseda dhe mesazhe. Më thoshte dhe se do të zhduk dhe do të hedh shtëpinë në erë”, ka deklaruar mjeku.

Pjese nga dosja
Pjese nga dosja

Gjithashtu në dëshminë e dhënë ai ka deklaruar se lidhur me këtë ngjarje dhe kërcënimet e vazhdueshme të Altinit ndaj tij ka vendosur në dijeni dhe të atin e këtij të fundit, mirëpo i është drejtuar duke i thënë që të shkojë ta denoncojë në polici.

“Unë kam vënë në dijeni babain e Altinit, i cili më ka thënë se nuk kam çfarë t’i bëj, por shko dhe denoncoje në polici. Në dijeni janë edhe drejtori i spialit Llesh Ndoci dhe drejtori aktual Gazmir Dervishi.

Nuk i mbaj mend data, por unë kam për të thënë se unë i kam dhënë shumën e lëkve që më ka kërkuar dhe shuma e përgjithshme ka qenë rreth 4 mijë euro. …Vetëm unë dhe Altini jemi në dijeni për lekët që i kam dhënë. Unë në familjen time nuk tregoja për këtë problem pasi nuk doja të shqetësoheshin.

Unë nuk i kam marrë asnjëherë para Altin Çokut, vetëm i kam dhënë atij. Nuk kam ndërhyrë asnjëherë tek askush për ta operuar. Nuk i kam lëshuar asnjë deklaratë shtetasit Altin Çoku se i kam marrë para. …Nuk kam pas shqetësime dhe kërcënime të tjera nga ana e tij. Pasi kam bërë kallëzimin shtetasi Altin Çoku, ka lëshuar një deklaratë se unë nuk i kam asnjë lloj borxhi dhe se nuk do të më sjellë më shqetësime të tjera. …Ndodhur në këto kushte, unë kam deklaruar se nuk dua që shtetasi Altin Çoku, të ndiqet për atë që unë kam bërë kallëzim pasi ne jemi sqaruar me njëri tjetrin”, thuhet në dosje.

Pavarësisht veprës së rëndë, Çoku është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në vitin 2015, me shërbim prove, për një afat prej 5 vitesh. Gjykata e ka urdhëruar atë të mbajë kontakte me Shërbimin Rajonal të Provës, të mos frekuentojë lokale që shërbejnë pijë alkoolike, si dhe ti t’i nënshtrohet një programi të trajtimit mjeksor apo rehabilitues.

“Ndryshimin e vendimit të mësipërm të Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë si më poshtë Në zbatim të nenit 59 të K.Penal pezullimin e ekzekutimit të dënimit të mbetur me burgim dhe vënien në provë të tij, për një afat prej 5 vitesh, duke u urdhëruar i dënuari të mbajë kontakte me Shërbimin Rajonal të Provës, i cili detyrohet të mbikqyr ekzekutimin e këtij vendimi.

3) Në zbatim të nenit 60 pika 7,11, e K.Penal, detyrohet i dënuari i vënë në provë, të mos frekuentojë lokël që shërbejnë pijë alkoolike, t’i nënshtrohet një programi të trajtimit mjeksor apo rehabilitues;

-Urdhërohet lirimi i menjehershëm i të pandehurit Altin Çoku, nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër, bazuar në nenin 389 të K.Pr.Penale . Shpenzimet gjyqësore edhe në këtë shkallë gjykimi i ngarkohen të pandehurit Altin Çoku. Tiranë, më 15/07/2015”, thuhet në vendimin e Gjykatës më vitin 2015.

Pjese nga dosja
Pjese nga dosja

Sibela Abedini i dha fund jetës ditë më parë në Kamzë, duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte me qira.

Ajo ishte nëna e një vajze dy vjeçe, e cila tashmë ka mbetur e vetme, për shkak se nëna zgjodhi të vetëvritej nga bullizimi në Tik Tok. E reja ishte e martuar në Kosovë dhe prej dy vitesh ishte bërë nënë, por marrëdhënia e tyre ishte në krizë dhe 27 vjeçarja kishte ardhur të jetonte pranë familjes së saj në Kamzë.

Vajza qe u vetevra ne Kamze - Altin Çoku
Vajza qe u vetevra ne Kamze – Altin Çoku

Këtu, Sibela  ishte njohur me personazhin e Tik Tok-ut, shtetasin Altin Çoku me të cilin kishte kaluar dhe një natë në hotel, sipas deklarimeve të këtij të fundit. Gjatë kohës që qëndronin bashkë, ata kishin shkrepur dhe një fotografi që ishte publikuar në rrjetet sociale. Publikimi i fotos në TikTok çoi Sibelën drejt vetëvrasjes.

Ndërkohë, policia arrestoi Çokun pasi akuzohet se ka publikuar fotografinë e vajzës në rrjetet sociale.

Në një komunikim live në Tik Tok para arrestimit, Altin Çoku është shprehur se fotografinë e ka publikuar një shoku i tij, por pavarësisht pretendimeve, Policia e Tiranës e ka arrestuar atë në kushtet e flagrancës duke e akuzuar për veprën penale “Shkaktim vetëvrasje”.

Sibela Abedini, Altin Coku
Sibela Abedini – Altin Coku

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo