Moderatorja e njohur Luana Vjollca në ditën e dashurisë nëpërmjet një Instastory ka publikuar një shkrim me fjalë të embla dhe shumë dashuri.
Luana e nis shkrimin me “Gëzuar Shën Valentinin dashuria ime, të dua pafund…nuk ka si ti”.
Sa më shumë rritem, aq më shumë di të të dua.
Teksa të shoh si përpiqesh çdo ditë e lufton e nuk ndalon, jam aq krenare për ty…
Të premtoj që do të të dua edhe në ditët e tua më të keqija, do kujdesem për ty siç kam bërë përherë kur të gjithë kanë menduar që ti je në ditët e tua më të mira. Ta du shpirtin e dhembshur që ke për këdo, ta du mendjen jo djallëzore që ke, ta du faktin që e mira te kushdo të inspiron dhe të keqen s’ja uron askujt…dhe lutem që këto virtyte mos t’i ndryshosh kurrë pavarsisht sa ligësi të rrethon.
T’i dua sytë e mëdhejnë dhe të qeshurën tënde se të dyja e pasqyrojnë qartazi shpirtin tënd, dhe për në fund ta dua shumë dhe trupin…Boll tashi se e teprova.”
Pasi fansat e moderatores lexuan këto fjalë të ndjera në Instastory kurioziteti më i madh ishte se kujt ia ka dedikuar ajo këto fjalë?
Luana pas disa minutash ka reaguar përsëri duke thënë se këto fjalë nuk ia ka dedikuar personit të zemrës apo ndonjë njeriu tjetër. Ky dedikim shkon vetëm e vetëm për veten e saj.
“To myself.” – shkruan moderatorja Luana Vjollca.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb