ShowBizzz

Bebe Rexhës i vdes halla: Faleminderit për çdo moment që kemi ndarë bashkë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndarë një lajm të hidhur me fansat.

Në një postim të shpërndarë në InstaStory, artistja zbulon se i ka vdekur halla.

“Pusho në paqe halla. E kemi quajtur Hallushe”, ka qenë përshkrimi që ka bërë.

Image
Foto: Instastory

Në një tjetër shkrim, ajo tha: “Fjalët nuk mund të përshkruajnë se sa e dashur ka qenë. Faleminderit për çdo moment që kemi ndarë bashkë. Faleminderit shumë që më ke treguar se si është të duash. Të dua shumë, pusho në paqe”.

Ylli botëror ka lindur në Brooklyn të New Yorkut në ShBA, në një familje shqiptare.

Kur lindi u pagëzua me emrin Bleta, kurse me pas përdori emrin artistik Bebe.

Babai i saj gjithashtu është shqiptar nga Dibra e Maqedonisë, gjersa e ëma nga Gostivari.