Këngëtarja e njohur në mbarë botën me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka humbur një person të shtrenjtë të familjes.
Bëhet fjalë për hallon e këngëtares me famë ndërkombëtare. Përmes disa postimeve në rrjete sociale, Bebe Rexha ka njoftuar ndarjen nga jeta të hallos së saj.
Krahas fotove me hallon Beba Rexha shkruan: “U prehsh në paqe hallo…Faleminderit për çdo moment që ndave me mua. Faleminderit që më tregove se si është të ndihesh e dashuruar nga njerëzit e zemrës. Të dua shumë!”
Ndonëse e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bebe nuk e ka harruar kurrë vendlindjen e saj, Dibrën. Që në fillimet e karrierës në botën muzikore Bebe ka shprehur haptas origjinën e saj shqiptare. Në intervistat e saj në mediat prestigjoze botërore Bebe ka folur dhe ka promovuar Shqipërinë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb