Lajme

Mbërrin në Rinas sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në aeroporitin e Rinasit. Vetëm pak minuta më parë avioni me sekretarin amerikan ka prekur tokën shqiptare.

Për shkak se kryeministri Edi Rama ndodhet jashtë vendi, Blinken është pritur në aeroport nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani

Ndalesa e parë e Blinken do të jetë në ambasadën e Amerikës në Tiranë në orën 13:35. Më pas rreth orës 14:15 sekretari Blinken do të takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri.

Në orën 15:00 Blinken do të takohet me presidentin shqiptar, Bajram Begaj. Ndërkohë në orën 16:15 Blinken do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Gjithashtu rreth orës 18:10 Sekretari Blinken dhe kryeministri Edi Rama do mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë.

Sakaq ajo që vihet re nga axhenda është se në takimet e Blinken nuk përfshihet opozita shqiptare. Kujtojmë se ka qenë Blinken ai që shpalli non grata në Amerikë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Axhenda e plotë Sekretarit Antony Blinken

Sekretari Blinken është në udhëtim në Shqipëri dhe Gjermani nga 14-17 shkurt 2024.

Ora 13:35 Sekretari Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe anëtarët e familjes në Tiranë, Shqipëri.

Ora 14:15 Sekretari Blinken takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri.

Ora 15:05 Sekretari Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj në Tiranë, Shqipëri.

Ora 3:35 Sekretari Blinken mban fjalim në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.

Ora 16:15 Sekretari Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri.

Ora 17:55 pasdite Sekretari Blinken merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.
Kjo ngjarje do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen kryesore të Departamentit dhe Kanali YouTube.

Ora 18:10 Sekretari Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë, Shqipëri.

Kjo do të jetë vizita e parë e sekretarit amerikan në Shqipëri, që prej vitit 2021 kur ai mori postin për drejtimin e diplomacisë amerikan.

Vitin e kaluar, sekretari Blinken komentoi me nota të larta pozitive rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Antony Blinken shpalli në vitin 2021 non grata në SHBA ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili aktualisht është në arrest shtëpie nën akuzën e korrupsionit pasiv lidhur me aferën e ish-kompleksit Partizani.

Vizita e parë e një sekretari amerikan shteti në vendin tonë ishte ajo e James Baker, në Tiranë më 22 qershor 1991. Ndërsa e dyta vizitë e një tjetër sekretari amerikan shteti ishte ajo e Madeleine Albright, më 19 shkurt 2000, ku mbajti edhe një fjalë në parlamentin shqiptar. Pasuar nga një tjetër vizitë e John Kerry, më 14 shkurt 2016.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo