Elvis Myrta u largua mbrëmjen e së martës nga “Big Brother VIP” përballë një nominimi të fortë me dy miqtë e tij në lojë; Romeo Veshaj dhe Heidi Baci.
Mirëpo sot, teksa ka qenë i ftuar në “Wake Up”, Lisi ka ironizuar çiftet e BBV.
Si e sheh Romeon dhe Heidin si çift?
Ata të dy duhen dhe kjo punë ka marrë fund (qesh). Kanë një marrëdhënie më të sinqertë se dy çiftet e tjera. Kanë një kimi bashkë, e kuptojnë me sy njëri-tjetrin, kanë një pëlqim të vërtetë për njëri-tjetrin.
Po çifti Sara-Bardhi?
Bardhi është e sigurtë që nuk luan. Është super i vërtetë, ka super karakter. Edhe në pjesën e debatit që e komentuan se pse ai po hante makarona, ai ka pasur merakun e Meritonit, nuk do të përzihet për shkak të marrëdhënies shoqërore me Meritonin. Duket në publik sikur Sara e shikon për lojë, por unë e kam parë vetë që pasi ka mbaruar një ‘prime’, Bardhi ka marrë mikrofonin për të kënduar vetë dhe e kam parë Sarën shumë të prekur, të emocionuar. Ka një pëlqim të vërtetë.
Po Ilnisa me Meritonin si të duken?
Janë të dy për lojë. Nuk i shoh si çift e nuk i shoh fare të përfshirë. Ishte dashuri me shikim të tretë, se ditën e tretë u lidhën.
Kujtojmë se pas eliminimit nga “Big Brother VIP”, thuajse të gjithë banorët kanë patur rezerva si ndaj banorëve ashtu edhe produksionit apo televizionit “Top Media”.
Një prej tyre ka qenë Meri Shehu, e cila u shpreh se, “Mediat duhet të pastrohen nga llumi”, duke shtuar më pas se i është kërkuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me Gazin.
Gjithashtu edhe Dea Vieri ka deklaruar nëpërmjet një komenti se ka qenë Ori Nebijaj ajo që e nxorri nga shtëpia e “Big Brother VIP” pasi nuk krijoi një romancë sa për show me Fation Kuqarin.
lokimagazine