ShowBizzz

Vetëvrasja e Sibela Abedinit, Xhuli “thumbon” Ramën: Doli nudo dhe u bë kryeministër!

Ish-finalistja e Big Brother Vip Kosova në edicionin e parë, Juliana Nura, e njohur dhe si Xhuli, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku 27-vjeçarja Sibela Abedini u vetëvra pasi i dyshuari Altin Çoku i kishte publikuar fotografi intime në rrjetet sociale.

Në një postim në InstaStory, Juliana thumbon kryeministrin Edi Rama duke shkruar: “O goca, Rama doli nudo dhe u bë kryeministër, ju vetëvriteni për Kuazimodo-t shqiptarë”.

Gjithashtu modekja sugjeron se edukimi seksual duhet, sipas saj, të fillojë që në kopsht.

“Ftoj Ministrinë e Arsimit të përgatisë kurrikula për edukimin seksual që në kopësht që të shpëtojë ky vend, ky milet.” – shkruan ajo

Ndërkohë edhe vetë Juliana ka qenë viktimë e publikimit të fotove dhe videove intime që ka lënë pasoja të thella në jetën e saj, që e çuan atë në një izolim 12-vjeçar nga skena publike. Në vitin 2010 ish-i dashuri i publikoi video intime dhe sipas saj, e ka shantazhuar me para se do t’i publikonte momentet erotike.