ShowBizzz

“Ilnisa dhe Meriton çift për lojë”, Lisi: Ishte dashuri me shikim të tretë…

Ish-banori i Big Brother Vip 3, Elvis Myrta i cili u eliminua nga loja në spektaklin e së martës ka komentuar sot çiftet e krijuara brenda shtëpisë së BBV.

I ftuar në emisionin “Top Albania Radio” Lisi tha se çifti Romeo-Heidi kanë një kimi bashkë dhe se e kuptojnë njëri-tjetrin me sy.

“Ata të dy duhen dhe kjo punë ka marrë fund (qesh). Kanë një marrëdhënie më të sinqertë se dy çiftet e tjera. Kanë një kimi bashkë, e kuptojnë me sy njëri-tjetrin, kanë një pëlqim të vërtetë për njëri-tjetrin”, tha Lisi.

Për çiftin Sara-Bardhi, Lisi tha se ndryshe nga se perceptohet nga publiku se ata nuk kanë ndjenja reale për njëri tjetrin, ai mendon se ata janë emocione të vërteta.

“Bardhi është e sigurte që nuk luan. Është super i vërtetë, ka super karakter. Edhe në pjesën e debatit që e komentuan se pse ai po hante makarona, ai ka pasur merakun e Meritonit, nuk do të përzihet për shkak të marrëdhënies shoqërore me Meritonin. Duket në publik sikur Sara e shikon për lojë, por unë e kam parë vetë që pasi ka mbaruar një ‘prime’, Bardhi ka marrë mikrofonin për të kënduar vetë dhe e kam parë Sarën shumë të prekur, të emocionuar. Ka një pëlqim të vërtet”, tha Lisi.

Ndërsa për çiftin Meriton Ilnisa tha se “ata e bëjnë për lojë”.

“Janë të dy për lojë. Nuk i shoh si çift e nuk i shoh fare të përfshirë. Ishte dashuri me shikim të tretë, se ditën e tretë u lidhën.”, tha ish-banori i BBV.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb