Koreografi i njohur, Albi Nako, rrefeu se fundi dëshirën e tij të madhe që ka për t’u bërë baba. Teksa po bisedonte me Françeska Muratin, ai tregoi “pengun” qe e mundon, duke pohuar se së bashku me partneren e tij po përpiqen prej një viti, por nuk kanë rezultat, edhe pse i kanë kryer të gjitha vizitat e nevojshme. Përveç faktit qe nje gje te tille do ta donte edhe veten e tij, ai shtoi se e deshiron shume nje femije në mënyrë që të gëzojë edhe prindërit e tij, të cilët prej kohësh vuajnë nga sëmundje.
“Kemi një vit që po e provojmë, por nuk po jep rezultate edhe pse i kemi bërë të gjitha kontrollet dhe jemi në rregull. Unë e kërkoj sepse duhet se s’bën dhe ka kohë që e kërkoj këtë gjë, edhe pse unë kam katër vite që bashkëjetoj. Jetoj me prindërit dhe nuk e kam lënë Shqipërinë vetëm prej atyre. Familja ime nuk e gëzoi motrën dhe nipin, kanë djalin e tyre që jam unë dhe kanë të drejtën e gjithë botës që të kenë nipër e mbesa. E vuaj dhe duhet të jetë momenti sa më shpejt, për mua dhe për prindërit. Prindërit e mi kanë vuajtur shumë, mami ka pasur një tumor në stomak, hoqi tre çerekun e stomakut, bëri dhe kimio. Ka vuajtur për vite të tëra nga ana psikologjike, ajo pësoi këtë traumë pasi i vdiq i vëllai 48 vjeç. Të gjitha streset e saj i haja unë dhe babai”, ka rrëfyer Albi Nako.
bal