Mbrëmjen e djeshme më 14 shkurt, “Dy gisht mjaltë 2” mbajti premierën e madhe në Pallatin e Kongreseve. Të ftuar ishin edhe shumë personazhe të njohur të ekranit. Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata shkëlqyen me paraqitjen e tyre në tapetin e kuq e po ashtu edhe yjet e filmit që na dhuruan të qeshura pafund.
Për ju që nuk arritët të ishit pjesë e premierës, ju sjellim disa pamje nga nata spektakolare.
Kujtojmë se filmi theu rekord menjëherë pas premierës, pasi Cineplexx bëri të ditur se mbi 3000 bileta ishin shitur vetëm dje.
“Dy gisht mjaltë 2” do të shfaqet në kinematë e të gjithë botës. Filmi vjen me skenar të Klaudia Brahimaj dhe Ermal Mamaqi, i cili rikthehet edhe si producent, regjisor dhe protagonist i veprës.