Lajme

Nga parfumi preferuar te larja e rrobave, Spiropali zbulon “sekrete” nga jeta private

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe njëkohësisht deputete në Kuvendin e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka dhënë një intervistë ndryshe nga të tjerat. E ftuar në një emision në Radio Tirana, Elisa rrëfeu më shumë rreth jetës së saj personale.

Duke lënë mënjanë figurën serioze të politikanes, Elisa zbuloi disa nga “sekretet” e jetës së saj të përditshme. Nga parfumet, te ushqimet dhe deri te larja e rrobave me dorë, deputetja ndau me publikun një tjetër anë të saj që nuk e kemi njohur më parë.

 Pjesë nga intervista:

Cili është parfumi yt i preferuar?

Elisa Spiropali: Nuk jam fare te të ëmblat, më velin. Parfumet shumë të ëmbla si dhe njerëzit që pretendojnë shumë ëmbëlsi më velin. Ka nevojë për shije më të rëndë, më pikante, pak më dru…këto që janë natyrale janë të freskëta.

Je nevrike?

Elisa Spiropali: Kur duhet.

Je nënë e mirë?

Elisa: Uroj të jem nënë e mirë.

I ha patatet?

Elisa: Po.

Po Sufllaqet?

Elisa: Jo.

Do e lije PS-në për Amerikën?

Elisa: Isha në Amerikë dhe u ktheva…

I do macet?

Elisa: Po.

Po njerëzit?

Elisa: Po. Ka njerëz që duhen më pak se macet , ka mace që duhen më  shumë se ca njerëzit.

Të pëlqen kryeministri i Shqipërisë?

Elisa: Po patjetër

Të pëlqen presidenti?

Elisa: Patjetër

Shikon filxhan?

Elisa: Jo.

Do mbaje një struc në vend të maces, qenit në shtëpi?

Elisa: Jo.

Kur të prishte lavatricja i lan rrobat me dore?

Elisa:  Po ndonjëherë bluzat i laj… është gjë e thjeshtë fare për tu bërë. Kur je në shtëpi me fëmijët do kujdesesh për ta, janë gjëra krejt natyrale, sepse ndonjëherë na heqin vëmendjen  edhe nga telefonat sepse na janë bërë si gjymtyrë.

© Video Credits: https://www.instagram.com/rtshqiptar/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTSH (@rtshqiptar)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTSH (@rtshqiptar)

 

 

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo