ShowBizzz

Rrezikon burgun? Luiz Ejlli përballet me drejtësinë, falsifikoi një dokument kur ishte noter

Luiz Ejlli, personazhi më i ndjekur në rrjete sociale, pas fitores në spektaklin “Big Brother VIP 2”, ende nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë.

Gjykata e Fierit më datën 26 shkurt në orën 12:45 do të dëgjojë konkluzionet përfundimtare të prokurorisë ku do të japë edhe pretencën për Ejllin.

Seanca për tu paraqitur ishte caktuar data 12 shkurt por që me pas u shty për datën 26. Prokuroria atje kërkon ta shpallë fajtor Luiz Ejllin për falsifikim të dokumentave e kryer në bashkëpunim.

Dosja ndaj tij kaloi për gjykim me datën 26 dhjetor 2022, për këtë veper penale në bazë të kodit të procedurës penale rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim.

Pasi prokuroria të japë pretencën do të jetë radha e avokatëve, e cila do të bëjë mbrojtjen dhe më pas gjykata do të vendosë.



ks