Kuriozitete

Lajm i mirë për beqarët – arsyet e mira të të fjeturit vetëm

A e dini se nëse flini vetëm në një shtrat mund të jeni më i lumtur?

Layla Nicholson ka ndarë disa arsye të mira për ata që nuk janë në një lidhje, se të fjetur vetëm në fakt është diçka e mirë.

Gazrat
Nxjerrja e gazit gjatë natës nga personi që keni afër lëshon erë të keqe dhe ndikon në gjumin tuaj.. Për një natë të qetë dhe pa aroma, qëndroni beqar.

Gërhitja
Jini mirënjohës që nuk jeni ngjitur pranë një gërhitësi/e. Ata mund të kenë gjumin më të mirë të jetës së tyre, ndërkohë që ju nuk arrini t’i shpërfillni tingujt e ashpër të orës 3 të mëngjesit të frymëmarrjes së rëndë.

Plakja
Nëse nuk flini mjaftueshëm për shkak të partnerit tuaj të shqetësuar dhe të zhurmshëm, atëherë mund të filloni të vini re disa rrudha shtesë. Kjo për shkak se mungesa e vazhdueshme e gjumit mund të kontribuojë që të dukeni më të moshuar.

Liria
“Vjedhja e batanijes”, shkelmimi, përplasja me bërryla, kërcitja e dritares. Përjetimi i gjumit të ndërprerë duke u përballur me nevojat e një partneri kokëfortë gjatë natës mund të ndikojë në ciklin tuaj të gjumit, i cili është i rëndësishëm për funksionimin e sistemit tuaj imunitar, shkruan Daily Star