ShowBizzz

Dënimi nga Vëllai i Madh/ Françeska prish shtratin e Eglës, aktorja merr hak! Përplasje e ashpër mes banorëve

Uji i reduktuar në shtëpi, si dënim për shkeljen e Eglës, shkaktoi përplasje të ashpra mes banorëve.

Konkurrentët iu kundërvunë Eglës, ndërsa disa prej tyre planifikuan hakmarrje. Ilnisa u përpoq të bindte Vesën, Artën, Rozën dhe Julin, që të vendosnin qepë në shtratin e aktores. Ky plan nuk u vu në zbatim, por Françeska veproi më shpejt. Ajo prishi krevatin e Eglës dhe kjo e fundit u revoltua jo pak:

Françeska: Na vjen Egla tani dhe do të na tregojë se kush është!

Egla: Nuk merrem dot me ty se je shumë për mua shpirti

Françeska: Vjen dhe bën gjithë këto skena nëpër shtëpi, kjo je ti

Egla: Je shumë për mua

Françeska: Të vjen inat? Unë jam më lart se ty vetëm për një fakt, se ndryshe nga ti nuk vij dhe i prish qetësinë të gjithë shtëpinë

Egla: Pse përsërit çfarë them unë

Françeska: Ty të intereson vetëm tekat e tua, je shumë e ulët. Je pa edukatë

Egla: Ti je me shumë edukatë dhe sapo e tregove te dhoma e gjumit

Françeska: Por, të ktheva mbrapsht atë që na bërë neve

Egla: Nuk merrem dot me ty, se kam frikë mos të prish ndonjë fije floku.

Debati vijoi edhe me banorë të tjerë, ndërkohë që Egla shkoi të shtratin dhe Fraçeskën, ku shkeli me këmbë rrobdishanin, fluturoi në dhomë çarçafët dhe ngriti krevatin.