Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka dërguar homologes së tij në Kosovë, Vjosa Osmanit një letër urimi me rastin e 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Presidenti Begaj thotë se 16-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës është një ditë e shënuar për mbarë kombin shqiptar dhe një shembull që tregon se shqiptarët janë kontribues aktivë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë e më gjerë.
Begaj gjithashtu shprehet se Shqipëria do jetë gjithnjë në krah të Kosovës, në çdo hap të saj për përballimin e çdo sfide.
“Shqipëria do jetë gjithmonë krah Kosovës, në çdo hap të saj, për përballimin e çdo kërcënimi apo sfide, si dhe për anëtarësimet e reja në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”- shkruan ndër të tjera Begaj.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo