Mediat greke kanë zbardhur një pjesë të dëshmisë së shqiptarit i cili vrau me armë partneren e tij në zonën e Kaminisë, në Heraklion.
“Po luanim me armën se kishte siguri”, -ka pohuar 39-vjeçari nga Shqipëria, i cili mëngjesin e ditës së sotme qëlloi me plumb në kokë partneren e tij 29-vjeçare me origjinë rumune.
39-vjeçari shqiptar ishte në gjendje të dehur kur ka shkuar në banesë dhe pas një debati ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij 29-vjeçare rumune.
Burime policore raportojnë se autori i vrasjes në Heraklion po kërkon të justifikojë krimin brutal duke thënë se ka ndodhur aksidentalisht. Përveç kësaj, siç theksojnë ata, armë nuk kishte asnjë siguri.
Sipas informacioneve, mes çiftit kishte pasur një sherr dhe se pasi qëlloi gruan, shqiptari njoftoi shërbimet e urgjencës, por ishte tepër vonë pasi 29-vjeçarja rumune kishte nderruar jetë.
Çifti jetonte në një apartament në katin e 2-të, në rrugën Patroklou, në Kaminia.
Lexo edhe: Në gjendje të dehur, shqiptari vret partneren 29-vjeçare në Greqi
Autori 39-vjeçar nga Shqipëria, i cili ka qenë i shoqëruar më parë nga autoritetet e policisë greke për drogë, dyshohet se ka qenë i dehur kur është kthyer në shtëpinë ku jetonte me partneren e tij 29-vjeçare rumune.
Më pas me armën që e posedonte në mënyrë të paligjshme e ka qëlluar për vdekje në kokë dhe më Pas ai ka thirrur ambulancën, por fatkeqësisht 29-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
Arma e krimit u gjet në një tavolinë brenda shtëpisë dhe kishte tre gëzhoja, ndërsa sipas informacioneve në zonë u gjet edhe një gëzhojë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo