Olta Gixhari pak ditë më parë zbuloi se do të bëhet sërish me një djalë. Aktorja prej kohësh ishte shprehur se me zor priste të bëhej nënë e një vajze. Nisur nga kjo dëshirë e Oltës, një ndjekëse e ka pyetur se çfarë mendoi kur pa që fëmija që po vjen në jetë është sërish djalë meqë donte një vajzë.
“Po vdisja për një gocë, por kohët e fundit fillova ta ndjej që ishte çun. Një vëlla, një shok për Amarin është dhurata më e bukur që i lë djalit përjetë. Do kenë njëri-tjetrin, kjo më gëzon. Ndërsa unë do kem ata.” – shprehet Olta.