I mbetur pa krevat, Meritoni ka vijuar të insistojë që Egla t’i lironte krevatin e tij, ose në të kundërt do të ulej për të fjetur me me të nga këmbët.
Kaq ka mjaftuar për të përshkallëzuar më tej situatën, ndërsa Egla e tensionuar e ka paralajmëruar se nëse guxon, do ta nxjerrë zgupthi nga shtëpia. Më tej, aktorja i ka bërë thirrje këngëtarit që të mos e prekë me dorë ose do bëjë namin që ta nxjerr nga formati.
Në kundërpërgjigje, Meritoni është shprehur: “Po ti s’ke me fjet o Egla. Nesër në Prime kështu ke për të dalë, në pizhame.”
Egla: Të ka nxjerrë ajo nga krevati?
Meritoni: Po më kanë nxjerrë nga krevati dhe dua të fle në krevatin tim.
Egla: Unë tani do fle këtu… Ku të më pëlqejë mua.
Meritoni: Edhe unë ku të më pëlqej mua do fle.
Egla: Jo ti ku të jetë bosh.
Meritoni: Në rregull, ti fli aty dhe unë fle nga këmbët.
Egla: Provoje. Futu në krevat me mua dhe shihe çfarë ndodh. Si del.
Meritoni: Po natyrisht nuk jemi me fat. E shohim.
Egla: Del zgupthi. Del zgupthi nga shtëpia që të më futesh mua në shtrat.
Meritoni: Uauuu, nga shtëpia.