Lajme

Grupi i Navalnyt: Humbëm liderin, por jo idetë tona, ata planifikuan atentatin…

Ekipi i Alexei Navalny do të mbajë gjallë vizionin e tij për ndryshim në Rusi, tha aleatja dhe zëdhënësja e tij Kira Yarmish në një intervistë për Reuters.

“Ne humbëm udhëheqësin tonë, por nuk i humbëm idetë dhe besimet tona ,” tha YarmisH, duke folur përmes Zoom.

Ekipi i Navalnyt tha se  përgjegjës për vdekjen e tij është presidenti rus Vladimir Putin. Zëdhënësja e Navalnyt   nuk dha asnjë provë për të mbështetur pretendimin e saj, por kujtoi se në vitin 2020, Navalny u helmua me një “agjent nervor” në një atentat, sipas mjekëve perëndimorë. Në atë kohë, Putini mohoi se shteti rus u përpoq të vriste Navalnyn.

“ Ne e dinim se ekzistonte rreziku, edhe Alexei e dinte. Dhe dje e vranë, siç e kishin planifikuar tre vjet më parë ”, tha Yarmish.

Shërbimi i burgut nuk ka bërë të ditur shkakun e vdekjes. Yarmish u bëri thirrje udhëheqësve perëndimorë që të “ushtrojnë presion maksimal” ndaj Putinit për vdekjen e Navalnyt dhe të mos negociojnë me të.

Siç tha ajo, Navalny ishte simboli i shpresës se një ditë Rusia “do të bëhej një vend normal demokratik, me zgjedhje të ndershme, gjykata të pavarura, shtyp të lirë (…) një vend paqësor dhe i begatë.”

“Sigurisht, të gjithë janë të shkatërruar. Alexei ishte një njeri që mblodhi të gjitha këto ide dhe luftoi për to. Kjo është arsyeja pse jam i sigurt se trashëgimia e tij nuk do të vdesë me të dhe se njerëzit do t’u kthehen këtyre ideve”, përfundoi ajo.

Sipas zëdhënëses , hetuesit rusë thanë se trupi i Navalny nuk do t’i jepej familjes së tij derisa hetimi të përfundonte .

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo