Olsi Bylyku është komentuar jo pak për reagimet e tij pas daljes së papritur nga shtëpia e “Big Brother Vip”.
Në ditën pasardhëse, aktori vendosi të heqë nga ndjekësit në Instagram produksionin e BBV, si dhe refuzoi të paraqitej në “Fan Club”.
Këto veprime na lanë të kuptojmë se është krijuar një hatërmbetje nga ana e tij kundrejt produksionit.
E ditën e sotme Olsi është ngacmuar nga ndjekësit nëpër komente.
Në një postim të tij, dikush ka shkruar në mënyrë ironike: “Ky që do mbante Bigun në ajër”, ndërsa Olsi ia ka kthyer: “Unë e mbaj, po s’më mban dot Big-u”.
Më pas, ka qenë një tjetër komentues që ka replikuar: “Normal se ishe futur për të bërë reklama sponsorave e për të fjetur gjumë ti”.
Olsi nuk e kurseu sërish një përgjigje tek shkroi: “Ka kosto me më pa ti, duke flejt gjumë unë!”
lokimagazine