ShowBizzz

E veshur kuq e zi, Rita Ora uron në shqip Pavarësinë e Kosovës: Gëzuar 17 shkurtin

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka uruar Kosovën 16-vjetorin e Pavarësisë.

Ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto, në të cilën shfaqet e veshur kuq e zi, simbolet e flamurit kombëtar.

Sakaq, Rita e ka shoqëruar këtë foto dhe me një urim në gjuhën shqipe, duke shkruar: “Gëzuar 17 shkurtin! Dita e Pavarësisë së Kosovës”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Rita Ora ka lindur në Prishtinë në vitin 1990, u largua nga Kosova si një fëmijë i vogël bashkë me familjen për të jetuar në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.