Ermal Mamaqi ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Jo Vetëm Modë”, ku zbuloi më shumë rreth realizimit të filmit “Dy Gisht Mjaltë 2”. Gjatë intervistës, ai u shpreh se një nga aktorët hoqi dorë 1 javë para xhirimeve. Kjo gjë e alarmoi, por zgjidhjen e gjeti shumë shpejt.
“Është një histori shumë interesante. Elsoni, ish i dashuri i gruas time në film. Ai është shumë i pashëm dhe unë e kam shok prej vitesh, jemi miq dhe i thashë: “Shiko, kam një skenë që ti pi puro. Një skenë rreth 10 sekonda”. E kishte me qejf dhe i thashë: “Shiko, pse s’merr një rol ti?”
Roli i tij ishte një pronar i avionit. Personazhin e Elsonit e kishte dikush tjetër, por nuk do ta them këtu; nuk e di a do ta them ndonjëherë këtë gjë, ose do vdesë me mua për gjithë jetën.
Orinda Huta: Kaq e rëndë paska qenë?
Ermal Mamaqi: Ka qenë rëndë sepse, ai që kishte këtë rolin e Elsonit, heq dorë nga filmi 1 javë para xhirimeve. U alarmova, s’dija kë të merrja. Marrim në telefon, kishim shumë personazhe, që njëri ishte Vedati.
Orinda Huta: Është i njohur ky personazhi?
Ermal Mamaqi: Po, është shumë i njohur. Dhe, në këtë tavolinë, në të njëjtën ditë, Elsoni po vinte të provonte rrobat e pronarit të avionit, që ishte, po themi, 1 minutë rol. I gjithë ekipi, ishim njëzëri sa u fut ai: “Uaa, kush erdhi”. I thashë unë: “Dëgjo me vëmendje, po të ndodh një gjë e mrekullueshme. Të ka trokitur fati në derë”. Kur ai tha “po”, unë isha “uau”, se s’e besoja që do e pranonte.
“Dy gisht mjaltë 2” vjen me skenar të Klaudia Brahimaj dhe Ermal Mamaqi, i cili rikthehet edhe si producent, regjisor dhe protagonist i veprës.
Në role kryesore janë Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi. Por edhe aktorët shumë të dashur për publikun, si Cekja, Marjana Kondi, Natasha Sela, Bujar Asqeriu etj.