ShowBizzz

Humbi këmbën në aksident, 24-vjeçari apel shqiptarëve: Më ndihmoni të jem si shokët

Aldo Nallbati, është vetëm 24 vjeç dhe ka nevojë për kontributin e shqiptarëve. I riu si pasojë e një aksidenti me makinë të ndodhur më herët në qytetin e Korçës mbeti i plagosur rëndë dhe humbi njërën këmbë.

E vetmja shpresë që mjekët i dhanë 24-vjeçarit për të jetuar ishte amputimi i këmbës. Por, asgjë s’ka mbaruar për të riun, pasi një tjetër kalvar vuajtjesh ka filluar.

Nga pamundësia ekonomike ai ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve në mënyrë që të sigurojë ilaçet dhe protezën e këmbës.

Për këtë arsye, Aldo ka hapur një llogari në GoFundMe për të siguruar shumën që i nevojitet për mjekimet dhe protezën, në mënyrë që të ketë mundësi të ecë dhe të vazhdojë jetën normalisht si të gjithë moshatarët e tij.

MUND TË KONTRIBUONI NË LINKUN KËTU

Adresa ne Gofundme e te riut
Adresa ne Gofundme e te riut

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb