ShowBizzz

Më në fund/ E dashura e re e Olsit konfirmon publikisht lidhjen me aktorin dhe ironizon BBV

Pak minuta më parë, Olsi Bylyku bëri një reagim ku foli gjerë e gjatë pas eleminimit të tij nga “Big Brother Vip”.

Me anë të një postimi ai thumboi autorët e BBV dhe mohoi vërtetësinë e tyre.

Komentet mbështetëse për Olsin nga ana e publikut ishin të shumta e një prej tyre ishte e dashura aktuale e tij, Denada Lura.

“Hyre për të tregu shumë vlera që askush nuk mund ti tregoje aq më pak një 25 vjecar. E këta që të kanë parë vetëm duke fjet, as nuk e dinë që ti nuk fle kurrë. Uroj ta kuptojnë nëpërmjet këtij shkrimi e nëse jo, puna e tyre. Publiku e di se kush je që 17 vjec dhe ate publik e ke me forcat e tua. Go and shine sic vetem ti di #meolsin”- ka komentuar ajo.

Gjithashtu, në këtë koment të saj kanë replikuar edhe prindërit e Olsit me adresën e tyre të përbashkët në Instagram.

Kujtojmë se lidhja e Olsit me gazetaren është përfolur para pak kohësh në mediat online, ama atë kohë dyshja vendosën mos të bënin asnjë reagim publik, ndërsa tashmë këtë romancë e konfirmuan publikisht.



lokimagazine