Lajme

Lufta Izrael-Hamas, bisedimet për armëpushim jo shumë premtuese

Bisedimet për të rënë dakord për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza duket se nuk janë shpresëdhenëse.

Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, shteti që po bën dhe rolin ndërmjetësues, tha se bisedimet nuk ishin shumë “premtuese”, por që ai mbetet optimist.

Bisedimet janë duke u zhvilluar në Kajro ndërsa zyrtarë të lartë nga SHBA, Izraeli, Egjipti dhe Katari takohen në përpjekje për të ndërmjetësuar një pauzë në luftime.

“Modeli i ditëve të fundit nuk është vërtet shumë premtues, por, siç e përsëris gjithmonë, ne do të mbetemi gjithmonë optimistë dhe do të mbetemi gjithmonë shtytës,” tha Mohammed, duke folur në një takim të liderëve botërorë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Izraeli filloi ofensivën e tij ushtarake pasi persona të armatosur të udhëhequr nga Hamas vranë të paktën 1200 njerëz dhe kapën 253 pengje në një sulm të befasishëm në territorin e tij më 7 tetor.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 28,800 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në fushatën e Izraelit.

Duke folur në një konferencë shtypi në Tel Aviv të shtunën, Netanyahu përsëriti qëllimet e tij për të shkatërruar Hamasin dhe tha se forcat e tij do të luftojnë derisa Izraeli të arrijë “fitoren absolute”.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo