ShowBizzz

“Të ectë loja siç do ti”, Bardhi dhe Sara drejt ndarjes: Ik, mos më fol më

Lidhjes së Sarës dhe Bardhitr brenda shtëpisë së madhe të Big Brother Vip, duket se po i vjen fundi. Kjo pasi çifti kanë debatuar ashpër pas përfundimit të Prime-it.

Bardhi i ka shprehur për herë të parë të gjitha pakënaqësitë e tij ndaj Sarës si e dashur dhe si partnere, teksa tha se dyshon se lidhja mund të ishte bërë për lojë.

Në një moment gjatë bisedës Bardhi i ka kërkuar Sarës që të kenë një distancë, ndërsa kjo e fundit u shpreh se do ishte më mirë të kishin një ndarje definitive.

Debati:

Bardhi: Jam duke menduar, me pas pak hapësirë

Sara: Ti?

Bardhi: Unë dhe ti

Sara: Sa të duash! Nuk do kemi një distancë, do ketë një ndarje definitive. Sepse ne nuk shkojmë me njëri-tjetrin dhe ti refuzon të përshtatesh me mua.

Bardhi: Edhe unë mendoj që ti refuzon të përshtatesh me mua.

Sara: Jo! Unë kam bërë gjithçka, kam bërë shumë sakrifica për këtë marrëdhënie.

Bardhi: Ti s’ke bërë asnjë sakrificë, unë kam bërë shumë sakrifica për ty. Kam thyer shumë principe të mia për ty.

Sara: Unë nuk kam bërë asgjë?!

Bardhi: Ashtu mendoj unë, je munduar deri ti ku, por…

Sara: Më vdektë mami, jam e skandalizuar për këtë që po dëgjoj nga goja jote.

Bardhi: Nuk je munduar sa jam munduar unë. Unë kam qenë ai që ka mbajtur litarin e lidhjes, ti e ke këputur shumë herë.

Sara: Unë po prisje të thoje më fal.

Bardhi: Nuk ke pse prisje, ti duhet të kërkojë falje. E di shumë mirë.

Sara: Je gabim.

Bardhi: Të kam thënë unë 30 herë më fal.

Sara: Gabimin e ke ti jo unë. Unë të lashë vetëm me një gjë që e nise vetëm, tu bashkova rrugës, u ndjeva e pa vlerësuar dhe thashë, gjeje vetë. Kjo ishte një lojë brenda lojës. Ndërsa gabimi jot qëndrojnë në marrëdhënien tonë. E para nuk më vlerësove mendimin, e dyta u largove ndërkohë që unë po flisja. E treta dhe më skandalozja, që për kokë të lumturisë unë do të mbajë jo qëndrim, por supërqëndrim nga kjo sekondë sepse më ke zhgënjyer pa ndihmë, sepse jo vetëm nuk më kërkon ndihmë, por kërkon që të të vijë unë me ndjesë. Turp të të vijë që më bën mua lojë sedre ti, që unë kam frenuar vetën vetëm që mos të prekesh ti, se të lëshoja unë gojën ashtu sic di unë e të shihja unë sa do ishe prekur ti dhe sa ushqim do ti jepja banorëve këtu.  Kështu e meriton të të flas. Më kërkon distancë ti mua? Më vdekshin të gjithë, ikë dhe mos më fole më. Nuk më ngel qejfi fare. Në sekondë të çohesh tani dhe të ikësh të krevati tjetër.

Bardh: Një duartrokitje për Sarën, shfaqje e bukur për kamerat! Të ectë loja siç do ti, suksese!

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb