NBC News Today with Hoda & Jenna iu desh të përpiqej të gjente një të ftuar këtë javë pasi këngëtarja Kelly Rowland u largua.
Rowland ishte e ftuar për në orën 8 të mëngjesit të sotëm në program, por pasi nuk i ka pëlqyer dhoma e saj e zhveshjes dhe është larguar.
Shpëtimi ka qenë Rita Ora, një e ftuar e minutës së fundit.
Përfaqësues të këngëtares Rowland nuk kanë pranuar të flasin.
Kurse Rita Ora ka shkruar:
“Epo ndodhi dhe kjo! Kishim dy minuta për t’u përgatitur ahhh, faleminderit @hodaandjenna që më kërkuat të bashkëdrejtoja emisionin… Të gjithë ishin kaq të bukur dhe të sjellshëm, u argëtova shumë duke e bërë këtë!! ????????????”
New York Post raportoi fillimisht për arsyet e ndryshimit të minutës së fundit. Rowland-it, e cila po promovonte filmin e saj të ri në Netflix, Mea Culpa, iu ofruan opsione të tjera, por nuk pranoi.
Dhomat e zhveshjes në 30 Rock nuk janë të mëdha, për shkak të vjetërsisë së ndërtesës historike dhe strukturës së ngushtë të kësaj godinën në qendër të Manhatanit.
Tags:
bal