Një ditë pasi ish-presidenti Donald Trump dhe dy djemtë e tij u gjobitën me me një vlerë prej 355 milionë dollarë nga gjykata civile në Neë York për mashtrim, Trump lançon kinjën e re me këpucë.
Nga gjykata civile përveç gjobës prej 354 milionë dollarësh, Donald Trump iu ndalua për tre vjet të bënte biznes në Neë York ose të mbante pozicione të larta në ndonjë kompani në zonë për fryrjen e aseteve të kompanisë së tij mbajtëse të familjes për të marrë kushte më të mira nga bankat dhe kompanitë e sigurimit. Por duket se Trump vazhdon i pabindur, ku vetëm një ditë më pas tregoi biznesin e ri.
Trump prezantoi “Trump Sneakers” në Sneaker Con në Filadelfia. Një palë atlete ngjyrë floriri të cilat do të shiten 399 dollarë.
“Kjo është diçka për të cilën kam folur për 12 vjet, 13 vjet dhe mendoj se do të jetë një sukses i madh,” – tha Trump, i cili po marshon më pranë nominimit republikan në 2024 dhe një revansh të mundshëm me Presidentin Joe Biden.
Ish-presidenti po shet gjithashtu dy versione të atleteve që kanë “T” dhe “45” në anët për 199 dollarë, po ashtu edhe kolonja për vetëm 199 dollarë.
Lexo edhe: Trump dhe dy djemtë e tij dënohen me 354 milionë dollarë gjobë për mashtrim financiar
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo