ShowBizzz

“Partnerja ime është kërcënuar”, Endrik Beba: Banorët më panë vetëm si ishi i Sarës

Këngëtari Endrik Beba, i cili një natë më parë la përfundimisht garën e “Big Brother VIP”, i ftuar sot në “BBV Fan Club”,ka folur për rrugëtimin e tij në Big Brother, por jo vetëm kaq.

Endriku ka treguar se gjatë ditëve që ai ka qëndruar në shtëpinë e Big Brother, bashkëshortja e tij është kërcënuar.

Ai ka treguar se bashkëshortja e tij, Klea ka marrë shumë ofendime dhe kërcënime online dhe në rrjetet sociale, por gjithashtu dhe se e njëjta gjë ka ndodhur me ish gruan e tij, me të cilën ka dhe një fëmijë.

Ish-gruaja e Endrik Bebës para disa ditësh doli dhe me një deklaratë ku kërkonte të sqaronte se Endriku e ka me këtë djalin dhe jo me partneren aktuale, Klea. Ajo reagoi pasi fjalët e Endrikut për të birin janë mashtrime dhe viktimizime që kalojë çdo limit.

“Fëmija është edhe i saj. Unë e respektoj si nënë, si njeri, ne kemi pasur një lidhje shumë të gjatë. Ka ardhur nga gjëra që mund t’i kenë ardhur, kur kam folur me Klean kam parë që ka marrë shumë kërcënime, madje deri në fëmijën që ka në bark, ofendime, e njëjta gjë mund të ketë ndodhur me të, më vjen mirë që e do fëmijën kaq shumë.” – ka thënë Endriku pwr ish-bashkeshorten me të cilën ka një djalë.

Deklarata e ish-gruas së Endikut

“Një mesazh për portalet që përmendin djalin tim! Pikë së pari Liami është fëmija im dhe jo i “Nuses” së Endrikut dhe nuk dua kurrësesi që të përmendet më afër tyre! Fakti që ai nuk do të më përmendi mua, gjoja për të mirën e djalit, është sepse ka frikë të dali e vërteta e ndarjes tonë (dhe pse e përmendi një nga banorët aty) djali tashmë është me mua në Greqi dhe pavarësisht veprimeve të të atit, Liamit nuk i është folur kurrë keq per atë, sepse djali e do shumë, dhe nuk dua tja heq këtë dashuri që ai ka, as ta kthej kundra, por këto manipulime dhe viktimizime kalojnë cdo limit! Lëreni djalin tim jashtë botës së mediave se nuk i duhet fama! Ka gjithë dashurinë, përkushtimin dhe vëmëndjen që i duhet nga unë!”, – shkruan ajo.

Këngëtari ka folur dhe për lojën në shtëpi dhe se sipas tij u penalizua pasi u pa vetëm si ishi i Sarës dhe jo si Endrik Beba.

“Jam kufizuar si ishi i Sarës, jam përpjekur të tregoj se është një gjë e mbyllur, nuk kemi qenë të fejuar në asnjë moment.” – tha Endriku këtë të dielë në “BBV Fan Club”.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb