ShowBizzz

FOTO LAJM/ Merr vëmendjen në “BAFTA 2024”, Dua Lipa shfaqet në tapetin e kuq me fustanin mahnitës

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, di si të vjedhë vëmendjen në tapetin e kuq.

Ylli i popit u shfaq mbrëmjen e sotme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘BAFTA 2024’ veshur me një fustan të kuq, të gjatë deri në fund të këmbëve dhe me një pelerinë të gjatë lëshuar mbi njërën shpatull.

Edhe pse ishte me të dashurin e ri, Dua Lipa dhe Callum Turner nuk arritën të bënin debutimin e tyre bashkë në tapetin e kuq pasi mbërritën veçmas.

Megjithatë, duhet pranuar se Dua Lipa dukej sensacionale me fustanin që kishte zgjedhur. Ajo shfaqi tiparet e saj të përsosura me një grim të lehtë të bronztë teksa pozonte në tapetin e kuq.