Lajme

Si pritet të jetë moti këtë javë

Për javën që po nisim, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e Hënë nis me mot të kthjellët e alatrnime vranësirash. Dita e Martë dhe e Mërkurë mot me alternime vranësirash e intervale kthjellimesh si dhe prani të reshjeve të shiut me intensitet të ulët në jug.

Dita e Enjte nis e kthjellët me alternime vranësirash në shtim. Dita e Premte moti pritet të jetë i vranët me intervale kthjellimi.

Në ekstremet veri-jug priten reshje shiu. Në jug reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të ulët, ndërsa në veri me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina (ditën e Premte) era pritet të jetë intensive me shpejtësi 12-16m/sek

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo