Duka i Sussex Princ Harry ka dhënë një intervistë për “Good Morning America”, ku ka folur për sëmundjen e babait të tij, mbretit Charles III, dhe ka reflektuar mbi ndikimin e saj në dinamikën e tyre familjare.
“Unë e dua familjen time. Fakti që arrita të hipja në avion dhe të shkoja ta shihja dhe të kaloja çdo kohë me të, jam mirënjohës për këtë”, tha Princ Harry. Teksa u pyet për mundësinë që sëmundja e mbretit Charles të afronte familjen, Harry tha, “Absolutisht. Po, jam i sigurt”, duke theksuar forcën e familjes në kohë sfiduese, e cila shërben për të bashkuar të afërmit.
Kjo intervistë e Harryt me GMA vjen pasi Mbreti Charles iu nënshtrua trajtimit të kancerit në Londër. Monarku zbuloi diagnozën e tij më 5 shkurt dhe që atëherë ka filluar trajtimin.
Kujtojmë që fillimisht pallati zbuloi diagnozën e Charles pas një procedure për një prostatë të zmadhuar dhe më pas u njoftua diagnostikimi I tij me kancer.
bal