Bota

Gruaja e Navalnyt: Do të vazhdoj luftën e burrit tim për një Rusi të lirë

Yulia Navalnaya, e veja e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, ka thënë se do të vazhdojë luftën e burrit të saj për një Rusi të lirë, dhe u ka bërë thirrje mbështetësve që të sfidojnë presidentin rus, Vladimir Putin me forcë më të madhe se kurrë.

“Dua të jetoj në një Rusi të lirë, dua të ndërtoj një Rusi të lirë”, ka thënë Navalnaya në një video-mesazh me titullin “Do të vazhdoj të punoj për Aleksei Navalnyn”.

“Vladimir Putin më ka vrarë burrin”, ka thënë Navalnaya, duke shtuar se do të punojë me popullin rus për të sfiduar Kremlinin që të krijohet një Rusi e re.

Kremlini e ka mohuar përfshirjen në vdekjen e tij.

“Duke e vrarë Aleksein, Putin e ka vrarë gjysmën time – gjysmën e zemrës sime, gjysmën e shpirtit tim”, ka thënë Navalnaya.

“Mirëpo ende e kam gjysmën tjetër që më thotë se nuk duhet të heq dorë. Do të vazhdoj punën e Aleksei Navalnyt, do të vazhdoj të luftoj për shtetin tim”.

Autoritetet e burgut në Arktik kanë njoftuar të premten për vdekjen e Navalnyt.

Perëndimi e ka akuzuar shtetin rus në krye me Putinin për vrasjen e tij.



/tiranapost