Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Rezart Kthupi, ka dorëzuar sot në SPAK, padi kundër kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj për çështjen e inceneratorëve.
Padia, e cila përfshin 7 vepra penale ishtë paralajmëruar pak ditë më parë nga Lulzim Basha gjatë një konference për mediat. Deklarata e tij u bë pas dënimit të ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal me 28 muaj burg, teksa e akuzai edhe atë si të përfshirë te afera e inceneratorëve.
“Por pas një investigimi bazuar në fakte dhe prova është zbuluar edhe një e vërtetë tjetër kriminale. Duart e McGonigal gjenden edhe në aferën e inceneratorëve. Pagesat dhe shpërblimet ndaj tij janë shumë herë me shumë se sa kanë dalë në publik. Prandaj kjo çështje nuk do të mbyllet me kaq.
Në ditët në vijim do të paraqesim në detaje të gjitha lidhjet e aferës McGonigal me aferën e inceneratorëve. Me emër e mbiemër të gjitha do ti depozitojmë ne SPAK krahas kallëzimit të paralajmëruar tashmë për përfshirjen personalisht të Edi Ramës në aferën e inceneratorëve siç e ka rrëfyer numri 2 i tij, Arben Ahmetaj”-deklaroi Basha pak ditë më parë.
7 veprat penale të renditura:
1- “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore”, të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal
2- “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248,
3- “Shkelja e barazise se pjesemarresve ne tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258,
4- “Korrupsioni pasiv i peronave qe ushtrojne funksione publike” parashikuar nga neni 259,
5- “Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shteteror ose i te zgjedhurve vendore” i parashikuar nga neni 260,
6- “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal,
7- të kryera në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333 dhe neni 334 i Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Nenet 75/a, 280, 283 e vijues të K.Pr.Penale, neni 245, 248, 258, 259 dhe 260 278, 333 dhe 334 i Kodit Penal, nenet 8, 9, 10 e vijues të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo